Certifikimi EN ISO 22000: 2005 dhe HACCP

  • Kreu
  • >
  • Sukseset
  •  > 
  •   Certifikimi EN ISO 22000: 2005 dhe HACCP

Një nga investimet më të domosdoshme për të plotësuar të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian, shoqëria e ka bërë para 12 vitesh duke siguruar certifikimin me EN ISO 22000 : 2005 dhe HACCP.

Përsa i përket politikës së vendosjes së çmimeve, shoqëria TONA CO SH.P.K, ndjek një politikë ku gërshetohen kostoja, objektivat e kompanisë, kërkesa e konsumatorit si dhe duke konsideruar operatorët e tjerë në tregun e përpunimit të mishit.

Nga studimet e bëra në Shqipëri nga projektet e USAID kanë dalë disa përfundime, ku shoqëria TONA CO njihet në masën 60-70% nga të intervistuarit, të cilët mendojnë që kjo shoqëri është një kompani me produkte të cilësisë shumë të mirë dhe çmimet e saj janë të arsyeshme. Në përfundim të këtij studimi TONA CO pozicionohet si ndër kompanitë më cilësore në tregun shqiptar.

Përsa i përket marketingut, shoqëria TONA CO ka zhvilluar vazhdimisht fushata promovimi për produktet e reja, duke pritur aprovimin e konsumatorëve para daljes së tyre në treg.

Kontributet e kompanisë janë të shpeshta edhe në aktivitete të ndryshme të zhvilluara nga institucione në Shqipëri, të tilla si panaire, aktivitete sportive, evenimente bamirësie si brenda ashtu edhe jashtë vendit.